Juventusi ‘shkatërron’ Bolognan (VIDEO)

Juventusi e ka nisur me fitore vitin 2017. Skuadra e Massimiliano Allegri triumfoi 3:0 ndaj Bolognas në ndeshjen që u zhvillua në “Juventus Stadium”, transmeton Gazeta Express.

Golat për “Zonjën e Vjetër” i shënuan Gonzalo Higuain (7’ dhe 55’) si dhe Paulo Dybala (41’).

Pas kësaj fitore, Juve ka grumbulluar 45 pikë, katër më shumë se Roma. Kjo diferencë mund të shkojë në shtatë pikë, pasi “Zonja e Vjetër” ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Comments

comments