Kacafytje në Këshillin komunal të Strugës, pritet shkarkimi i kryetarit Abdulla Qazimovskit

Kacafytje në Këshillin komunal të Strugës, pritet shkarkimi i kryetarit Abdulla Qazimovskit

Këshilli komunal i Strugës pritet që sot të shkarkoj kryetarin e saj Abdulla Qazimovskin, i cili në këtë pozicion erdhi si përfaqësues i LR-PDSH të Ziadin Selës.

Seanca pritet të filloj në çdo moment ndërsa arsyet se përse Qazimovski do të shkarkohet ende nuk janë të njohur.

Siç mëson SHENJA, Abdulla Qazimovski i cili është prej fshatit Llabunishtë ka prishur raportet me ish kryetarin e komunës së Strugës Ziadin Sela prej shumë kohësh.

Burim të SHENJËS thonë se njëra prej arsyet se përse shkarkohet Qazimovski është edhe mosmarrëveshjet për deponinë e Stugës, e cila ditëve të fundit ka shkaktuar ndotje të madhe të qytetit dhe vendbanimeve përreth Strugës.