Kalifornia në flakë, 10 të vdekur

Pjesë të rajonit të verës së Kalifornisë po shkatërrohen nga zjarret që po përhapen me shpejtësi e që për pasojë kanë vrarë të paktën 10 persona. Autoritetet kanë urdhëruar evakuime masive dhe të paktën 1.500 prona janë shkatërruar.

Ndërkaq, rreth 20.000 persona janë arratisur nga qarqet e Napas, Sonomas dhe Yubas pas një prej shpërthimeve më të mëdha të zjarrit në shtet. Guvernatori i Kalifornisë ka deklaruar gjendjen e emergjencës.

“Zjarret kanë shkatërruar strukturat dhe vijojnë të kërcënojnë mijëra shtëpi, duke bërë të nevojshme evakuimin e mijëra banorëve,”-shkruhej në deklaratën e guvernatorit.

Autoritetet kanë raportuar shumë persona të lënduar si dhe të tjerë që janë shpallur të humbur. Zjarret janë hapur me shpejtësi për shkak të erërave të mëdha, niveleve të ulëta të lagështirës dhe motit të nxehtë dhe të thatë.

Kujtojmë se në shtator, qyteti kalifornian i Los Angelesit u përfshi nga zjarret më të rënda në historinë e qytetit.

/Oranews.tv/

Comments

comments