Kamberi: LDK-ja nuk e përkrah as PDK-në as AKR-në në Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re nuk do ta kenë përkrahjen e elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në balotazhin e 19 nëntorit të zgjedhjeve lokale në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi.

Sipas tij, asnjëri prej kandidatëve që do të përballen më 19 nëntor, Valdete Idrizi e PDK-së e Agim Bahtiri i AKR-së, nuk mund të llogarisin në mbështetjen e LDK-së.

“Është vendim gati unanim i kryesisë së Degës që është marr gjatë mbledhjes së mbrëmshme për të qëndruar neutral”, ka thënë Kamberi. /Koha.net/

Comments

comments