“Kampion nuk lind por bëhesh”…

“Kampion nuk lind por bëhesh”, janë fjalët të cilat presidenti shqiptar, Bujar Nishani, ia dedikon kryeveprës së karatesë dhe humanistit, Enver Idrizi.

Presidenti Nishani, e dekoroi Enver Idrizin me tiutllin “Mjeshtër i Madh”, duke e vlerësuar atë si nga ana e sportit, por edhe kontributit që ka dhënë si në aspektin humanitar por edhe për atdhedashurinë deri tek pavarësia e Kosovës.
“Enver Idrizi, është një nga njerëzitor, meritor për kontributin e dhënë në sport, dhe gjithashtu si humanist, duke ndihmuar familje të shumta gjatë luftës për pavarësi të Kosovës, dhe ky titull t’i shërbej si motiv”, tha Nishani.

Enver Idrizi, atëbotë përfaqësonte shqiptarët kudo në ndeshjet e tij, duke marrë tiutllin kampion botëror, pavarësisht se përfaqësonte shtete të ndryshme. Këtë dekoratë të presidentit Nishani, Enver Idrizi e vlerëson si kulmin e nderit për të.

“Ky nderim nga presidenti të cilin e kam pritur, shënon kulmin e medaljeve të cilat I kam marrë deri sot. Do ta ruaj me shumë xhelozi dhe uroj që edhe gjeneratat e tjera të shkojnë kësaj rrugës, pasi mundi e sakrifica dikur shpërblehen”, tha Idrizi.

Nga Kosova, Idrizin e nderoi me titullin qytetar nderi edhe presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, titull ky që vetëm disa emra të shquar kishin rastin ta kenin.

Enver Idrizi, njihet edhe si një njeri nga kontribuesit e mëdhenj të luftës çlirimtare të Kosovës, duke kontribuar në aspektin financiar, strehimor e të tjerë. (INA)

1

 

Comments

comments