Kanadaja po përgatitet për emigrim ilegal nga SHBA-ja

0

Kanadaja vendosi ta dërgojë në Kaliforni anëtarin e parlamentit të saj, Pablo Rodriges që të parandalojë emigrantë potencial në tentimin që në mënyrë ilegale ta kalojnë kufirin pas vendimit të Uashingtonit që të pezullohet statusi i personave të mbrojtur në rreth 200 mijë shtetas të Salvadorit, të cilët jetojnë në SHBA.

Banorët e Salvadorit e fituan statusin e tillë pas tërmetit në vitin 2001.

Administrata amerikane të hënën kumtoi se ky status i përkohshëm skadon në shtator të vitit 2019.

Parlamentari Rodriges është pjesë e insistimit të Qeverisë kanadeze për ta ndaluar valën e emigrimit ilegal prej SHBA-së, si atë të vitit të kaluar, kur u pezullua statusi i emigrantëve të mbrojtur përkohësisht, për rreth 50.000 shtetas të Haitit, ndërsa i cili u është ndarë pas tërmetit në vitin 2010.

Atëherë shumë qytetarë të Haitit kërkuan azil në Kanada, duke shpresuar se do ta fitojnë atë status, që u tregua si dezinformatë.

Komentet

komentet