Kanceri i gjirit rikthehet pas 15 vjetësh

Kanceri i gjirit mund të shfaqet pas 15 vjetësh pasi është trajtuar me sukses, kanë treguar studimet e fundit.

Gratë që kanë tumore të mëdha dhe shpërndarje të kancerit tek nyejt limfatike kanë gjasat më të mëdha prej 40% për rikthimin e kësaj sëmundje.

Studiuesit në një publikim tek “New England Journal of Medicine” kane thënë që zgjatja e tretmaneve me terapi hormonale mund të ulë rrezikun e rikthimit të kancerit të gjirit.

Këto te dhëna janë treguar pas një studimi të progresit tek 63,000 gra përgjatë 20 vjetëve.

Edhe pas tretmanit pesëvjeçar dhe largimit të kancerit, përgjatë 15 vjetëve të ardhshme një numër i konsiderueshëm i grave kanë përjetuar shpërndarjen e kancerit nëpër trup, disa madje edhe 20 vjet pas diagnostifikimit./klankosova.tv/

Comments

comments