Kane paralajmëron Dortmundin e Realin

Kane nuk ua ka frikën Realit e Dortmundit.

Harry Kane mendon se Tottenhami nuk është inferior ndaj Real Madridit dhe Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve dhe u ka dërguar sinjale se do të luftojnë shumë për të kaluar fazën e grupeve.

Ekipi i Mauricio Pochettinos do të përballet me Real Madridin, Borussia Dortmundin dhe APOEL-in në Grupin H të Champions League, por Kane ka mirëpritur përballjet me to, ku pritet të bëhet një luftë e ashpër për dy pozitat e para.

“Janë ndeshje 50-50. Nëse jeni në Ligën e Kampionëve e dëshironi përballjen me ekipet më të mira. Jemi në fazën e grupeve. Duhet të luani me to sido që të jetë”, ka thënë Kane para ndeshjes me Dortmundin.

“Nëse kalojmë grupin nuk do të kemi arsye që të mos shkojmë edhe më tutje në këtë garë. Kemi ekip të mirë dhe dimë stilin e lojës dhe mënyrën si dëshirojmë të luajmë. Këtu kemi filozofi dhe krejt çka duhet është që të jemi grup i fortë sesa individual”, shtoi sulmuesi anglez. /Gazeta Express/

Comments

comments