Kapen 114 kg marihuanë në kufirin Maqedoni – Greqi

Nëpunësit doganorë nga vendkalimi kufitar Bogorodicë dje kanë sekuestruar 114 kilogramë në automjetin transportues me gjysmërimorkio me targa të huaja të drejtuar nga një shtetas bullgar në dalje të Republikës së Maqedonisë.
Drejtoria doganore e RM-së informoi se i dyshuari kur ka arritur në vendkalimin kufitar Bogorodicë nëpunësve doganorë u ka thënë se nuk ka asgjë për të paraqitur dhe se automjetin e ka të zbrazët.
Meqë nëpunësit doganorë kanë dyshuar në deklaratën e tij, automobilin e kanë selektuar për kontroll.
Gjatë kontrollit të automobilit në dërrasat anësore të gjysmërimorkios, nëpunësit e doganës kanë vërejtur se janë të mbushura me drogë narkotike marihuanë.
Sasia e përgjithshme e marihuanës së sekuestruar është 144 kilogramë.
Procedura parahetuese akoma është në vijim dhe mblidhen dëshmitë.

Comments

comments