Kapet Andrea, shqiptari që furnizonte me drogë xhihadistët në Siri

Kapet Andrea, shqiptari që furnizonte me drogë xhihadistët në Siri

Një 47-vjeçar shqiptar është në mesin e të arrestuarve në Greqi, si lideri i një grupi që prodhonte ilaçe të quajtura “Captagon”, drogë që përdoret nga xhihadistët e ISIS në Siri e Irak.

Sipas mediave greke, shqiptari njihet me emrat Andrea dhe Jason. Ai është përgjegjës për përgatitjen e pilulave të drogës që janë kontrabanduar në Turqi dhe më pas drejt Lindjes së Mesme.

Nëpër media është publikuar edhe një foto e 47-vjeçarit me gruan e tij. Javën e kaluar ai ka qenë për pushime në Republikën Domenikane dhe në Karaibe me bashkëshorten, shkruan shtypi grek. Ai ka qëndruar në një hotel me 5 yje dhe ka publikuar në Facebook foto nga pushimet.

Shqiptari bashkëpunonte me një 53-vjeçar grek, polic i dalë në pension. Veprimtaria e tij e dyshimtë kishte rënë në sy të autoriteteve greke, të cilët pas hetimeve zbuluan se ku shkonin ngarkesat e ilaçeve. Hetimi ka nisur gjashtë muaj më parë, ku u përfshi dhe zyra e DEA në Athinë.

Ka qenë pikërisht zyra amerikane e antidrogës që vuri në dijeni hetuesit grek për veprimtarinë e shqiptarit.

Gjatë aksionit, Antikrimi Ekonomik sekuestroi 635 mijë pilula droge vlera e të cilave arrin në 10 milionë Euro. Policia greke arrestoi gjithashtu edhe një shtetas turk që ishte i përfshirë në këtë aktivitetet dhe drejtuesin e dytë të këtij qarku, i cili është vëllai i gruas së 47-vjeçarit shqiptar./Syri.net/

2