Kapet “bosi i mafias” shqiptare

I cilësuar nga media italiane si “bosi i mafias shqiptare” në vitin 2006 dhe njëri nga të paktët që kishte kërcënuar madje dhe prokurorët italianë, por këtë të mërkurë, ka ardhur fundi për Durim Keçin, i arrestuar nga policia në Durrës.

9 vite është dënuar Durim Keçi nga gjykata e Genovës në 2014, shkatërrim prone dhe armëbajtje pa leje , por pas vendimit ai mundi të arratisej dhe të zhdukej nga Italia duke ardhur drejt Shqipërisë.

Pas disa vitesh liri, Durim Keçi ka rënë në prangat e specialistëve të krimeve të rënda dhe krimit të organizuar në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet e Rënda dhe Krimit të Organizuar në D.V.P. Durrës arrestojnë shtetasin Durim Keçi, I dënuar me 9 vjet e 7 muaj burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit:

• Durim Keçi 42 vjeç, lindur në Shijak dhe banues në Durrës.

Keçi ëshë dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale” Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, ” Shkatërrim prone me pasoja të rënda”,

“Trafikim të lëndëve narkotike “,” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Per te lexuar shkrimin e medias italiane klikoni ketu

 

Comments

comments