Kapet peshkaqeni me 300 dhëmbë, është i kohës së dinozaurëve

Sipas zbulimit që është bërë nga Shkencëtarët e Institutit për Det dhe Atmosferë, po hulumtojnë një peshkaqen të pazakontë që është kapur në brigjet e Portimao të Portugalisë.

Krijesa me gojë të madhe, ka të vendosura në formë rrethore 300 dhëmbë, sytë i ka në anë të ndryshme të kokës, ndërsa me trup prej një metër e gjysmë, ngjanë si një gjarpër.

Dukjen dhe ndërtimin trupor, e ka sikur të peshkaqenëve që kanë jetuar para 80 vitesh, që lë të besohet se mund të jetë specia e vetme që ka mbijetuar prej asaj kohe.

“Ka trupin e njëjtë, sikur fosilet e peshkaqenëve që kanë jetuar me dinozaurët. Jemi në fillim të studimeve dhe ende nuk mund të themi asgjë”, kanë thënë hulumtuesit lidhur me rastin.

Sipas fotografive të publikuara nga Instituti për Det dhe Atmosferë, peshkaqeni duket se është 1.5 metra i gjatë.

/NOA/

Comments

comments