Kardiologu shqiptar braktisë Zvicrrën, i bashkohet ekipit të Taravarit

Kardiologu i njohur shqiptar, Florim Cuculi ka vendosur ta lë punën në Zvicër për ta ndihmuar kolegun e tij, ministrin aktual të shëndetësisë, Arben Taravarin.

Lajmi u konfirmua nga vetë Taravari i cili është duke kopletuar ekipin e tij për ta realizuar reformën rrënjësore në shëndetësinë e Maqedonisë.

“Në radhët e ekipit tonë është shtuar një mjek i shkëlqyer, ai është specialisti i Kardiologjisë Intervente z. Florim Cuculi. Ky kërçovar i zoti zhvillon karierën e tij në Zvicër duke qënë një nga mjekët më të mirë aty, por tashmë aftësinë dhe eksperiencën e tij evropiane do ta ndajë dhe me ministrinë tonë të Shëndetsisë”, deklaroi Taravari, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ndryshe Taravari është duke hulumtuar resurse njerëzore për ti plotësuar boshllëqet në shëndetësinë e vendit, të cilën e ka kapluar kanceri.

Taravari gjithashtu është duke hulumtuar kompani të huaja për ta siguruar së pari higjienën nëpër Klinikat shëndetësore në vend, pastaj rritjen e numrit të motrave medicionale si dhe hartimin e strategjisë për reformimin e plotë të këtij sistemi të degraduar nga regjimi i kaluar. (INA)

Comments

comments