Kartolina e vitit 1936 e Hfz. Jusuf Cungut

    Kartolina e vitit 1936 e Hfz. Jusuf Cungut

    Kartolina prej vitit 1936. Hfz Jusuf Cungu

    Hfz. Jusuf Mehmed Cungu me turistat nga Çekia në vitin 1936

    Shkruan: Prim.dr.Gani Karamanaga

    U takova me avokatin e njohur ulqinak  Ibrahim Mehmed Cungun (1949 ) lidhur me disa pyetje për familjen Beroviq. Ai ishte avokati i kësaj familje  për kthimin e pronës ku ishte mëpërpara  hotel “Republika”. Ai  ma japi një kartolinë të cilën ja kishte dërguar gjyshit tij hfz.Jusuf Mehmed Cungut në vitin 1936 nga Çekia zotëri  Janosh Urban i cili ka qenë atëherë redaktori i një gazete. Ky kishte vizituar Ulqinin më përpara dhe ishte mysafiri i hafizit të përmendur.

    Hfz. Jusuf Mehmed Cungu ( 1874—1952) ishte imam i dalluar i asaj kohe. Ka qenë djali i Sulltanë dhe Mehmed Cungut. Sulltana Idrizaga Cungu ishte ajo gru e cila i doli përpara Dervish pashës kur ai hyri dhe pushtoji Ulqinin në vitin 1880. Ajo ia kapi frerët e kalit dhe  i tha:

    “Aman,more Pashë,për hatër të Zotit,mos na shtjerë në dorë të hasmit, ma mirë të na mbysësh se sa të na lësh nën shqa…”

    Ky dokumentë e vërteton faktin se turistat e pare ndërkombëtar kanë qenë në Ulqin prej Çekie. Gjithashtu edhe në një bisedë para 15 viteve me të ndierin Maliq Sulejmanin  kam shkruar se  në Ulqin ka pasur atëherë edhe turista prej France.

    Por, në atë kohë regjistrohen edhe mysafirtë nga Shkodra të cilët vizitojshin pllazhin dhe shetitorjen e Ranës në Ulqin,

    Hfz. Jusuf Mehmed Cungu me këtë e tregon vehten si njëri me kulturë të lartë, me mirëkuptim dhe angazhim që të takohet me turistat e huaj të atëhershëm. Njëkohësisht, kjo gjë tregon se feja Islame edhe atëherë ka qenë për tolerancë, horizonte të reja, për lidhje ndërkombëtare. Kjo kartolinë mundet të jet  edhe shembull për disa besimëtar të ciët e kanë humbur  rrugën e tyre.