Kasami: Lëvizja BESA në Qeveri vetëm kur të vjen koha e Ridefinimit të Maqedonisë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bialall Kasami sot është i ftuar në emisionin Click Plus në TV21 ku flet për sfidat e partisë së tij në periudhën kur në Maqedoni duhet të vendoset për qeverinë e ardhshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Rezultatet zgjedhore treguan që OBRM-PDUKM dhe BDI i kanë mohuar Lëvizjes Besa dy deputetë. Qeveria e re nuk varet prej neve në asnjë kombinatorikë. Ata që i morën numrat duhet ta bëjnë qeverinë e re.” tha Kasami në fillim të emisionit.

”Lëvizja Besa ka platformën e saj ‘Ridefinimi. Këtë deklaratë e vlerësoj si ridefinim të Maqedonisë pas dështimit të Marrëveshjes së Ohrit.”

”Platforma e partive shqiptare është mënyra se si do të veprojë në qeveri një parti shqiptare në qeveri.”

Comments

comments