Kasami: Ne nuk turpërohemi që të jemi në shërbim të popullit

“Ne për katër vite do të realizojmë shumë më tepër projekte sesa këta kanë realizuar për 20 vite”, kështu u shpreh para banorëve të Likovës kandidati për këtë komunë nga Lëvizja BESA, Shaban Zendeli.

Ndërsa në fjalën e rastit kryetari i partisë, Bilall Kasami tha se: “Lëvizja BESA është këtu që Likovës t’i jap besë, e këtë do ta bëjë Shaban Zendeli”. Kasami shtoi se qytetarët tashmë janë të dëshpëruar nga politikat destruktive të BDI-së, e sidomos në Komunën e Likovës. Ai tha se njerëzit e BESËS nuk turpërohen që të jenë në shërbim të qytetarëve, në shërbim të popullit.

“Jemi këtu që të garojmë në zgjedhjet lokale dhe shpesh na është paashtruar pyetja se çfarë kërkoni këtu dhe përse jeni në këtë garë, se pse garoni në zgjedhjet lokale duke e ditur që deri tani vetëmse janë dëshpëruar, dhe pushteti edhe qëndror edhe lokal është keqpërdorur. Ne ju themi që këtu nga Likova, që ne nuk turpërohemi që të jemi në shërbim të këtij populli”, tha më tej Kasami.

 

Comments

comments