Kasami: Do të sjellim zhvillim nëpër komunat shqiptare

Lëvizja BESA sonte është ndalur në Saraj të Shkupit në kuadër të fushatës zgjedhore. Kandidati i kësaj partie për kryetar komune, Bashkim Bakiu, u tha të pranishmive se nëse zgjidhet në krye të komunës, do të bëjë reforma thelbësore nëpër shkollat fillore, zhvillim i bizneseve vendore dhe tërheqje e investimeve të huaja, dhe reforma në të gjitha fushat. Ndërsa në fjalën e rastit, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, u premtoi banorëve të Sarajit se do të punojnë bashkë me Bashkimin në zhvillimin e komunave shqiptare, që kryetarët e komunave të jenë shërbëtorë të qytetarëve e jo zotëri siç kanë vepruar kryetarët e BDI-së.

“Do të luftojmë pë një komunë e cila jo vetëm të ndërtojë ujësjellës dhe kanalizim, por e cila do të ndërtojë kulturë, do të ndërtojë mundësi për zhvillimin e sportit, do të ndërtojë një ambient i cili do të jet më i mirë për të jetuar”, deklaroi më tej Kasami.

Comments

comments