Katalonasit në Spanjë më pak se 20 %, shqiptarët në Maqedoni mbi 30 %

Profesori universitar Arbër Çeliku, ka bë një krahasim mes gjendjes së shqiptarëve të Maqedonisë, që përbëjnë mbi 30 për qind të popullatës dhe katalonasve të cilët janë nën 20 për qind në Spanjë.

Çeliku nënvizon faktin se edhe pse shqiptarët janë mbi 30 për qind, nuk gëzojnë as të drejtat elementare në Maqedoni.

“Katalonja numëron rreth 7,5 milionë banorë, kurse Spanja rreth 46 milionë banorë, që i bie më pak se 20% e mbarë popullësisë së Spanjës, ndan, pak a shumë, të njëjtin korpus vlerash me popullin spanjoll si: gjuhën, përkatësinë fetare, doket, zakonet, traditat dhe mëton pavarësinë e plotë. Ne shqiptarët me mbi 30% të popullësisë së përgjithshme në Republikën e Maqedonisë, edhe pse me norma ndërkombëtare i plotësojmë kushtet për të qenë popull shtetformues, nuk arrijmë të realizojmë as të drejtat elementare njerëzore, lëre më barabarësinë dhe të qenët shtetformues. Katalonja le të shërbejë si mësim për politikanët tanë, qeverinë “reformatore” të Maqedonisë dhe mbarë Evropën!”, vlerëson profesori Arbër Çeliku.

 

Comments

comments