Katër shtëpi të djegura dhe disa kafshë të lënduara në Bozovcë të Tetovës (Foto)

Janë djegur katër shtëpi sot në mëngjes rreth orës 03.00 në fshatin Bozofcë të Tetvosë. Zjarri ka nisur që nga ora 03.00 ku nga një shtëpi janë kapluar edhe tre të tjera.

“Kemi luftuar me flakët e zjarrit që nga ora 3 e mëngjesit deri në ora 8. Nga një shtëpi u kapluan edhe 3 shtëpi tjera, Ne arritëm të lokalizojmë zjarrin, por ka edhe kafshë të lënduara dhe humbje të madhe materiale” u shpreh për TetovaSot, Uka Aliti, komandant i Njësisë të zjarrfikësve në Tetovë

Nuk dihet ende si ka ardhur deri të djegia e shtëpive, por ekipet kompetente do të marrin masa për zbardhjen e rastit.

Comments

comments