KE-ja formon grup të ekspertëve për luftë me lajme të rreme

Komisioni Evropian kumtoi se formon grup ekspertësh të cilët do të propozojnë mënyra për luftën me lajme të rreme dhe dezinformata.

Në grup do të marrin pjesë përfaqësues nga fushat shkencore, onlajn pltaformat, mediat dhe organizatat civile. Ata do të kontribuojnë për përgatitje të strategjisë evropiane për vitin e ardhshëm për luftën me përhapjen e lajmeve të rreme, lajmëroi BTA.

Eurokomisarja Maria Gabriel komentoi se në bazë janë aksione për mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve në informacion cilësor. Qytetarë, rrjete sociale, media dhe ndjekës, ftohen të ndajnë mendime deri në mes të shkurtit të vitit të ardhshëm. /Portalb/

Comments

comments