KE do të ofrojë 1 miliard euro për zhvillimin e superkompjuterëve

0
3

Komisioni Evropian (KE) sot njoftoi se do të investojë 1 miliard euro në zhvillimin e kompjuterëve me performancë të lartë deri në vitin 2020, në një përpjekje për të garuar me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.

“Kina po vrapon, SHBA-ja po vrapon, ne po vrapojmë. Ne duhet të vrapojmë pak më shpejt”, tha Komisioneri i BE-së për kërkime, Carlos Moedas, në një konferencë shtypi, përcjell Telegrafi.

Gjithsej 1 miliard euro është objektivi i KE-së, 486 milionë euro do të vijnë nga Bashkimi Evropian dhe pjesa tjetër do të përdoren për blerjen e dy supërkompjuterëve gjatë vitit 2019 ose 2020, të cilët hulumtuesit dhe kompanitë mund t’i përdorin për të përpunuar shuma të mëdha të të dhënave.

Gjermania, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Spanja, Franca, Greqia, Italia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Sllovenia dhe Zvicra janë shtetet që do të marrin pjesë në këtë projekt.

“Superkompjuterët tashmë janë në qendër të progreseve të rëndësishme dhe inovacioneve në shumë fusha, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve evropianë dhe mund të na ndihmojnë për të kursyer energji dhe për të luftuar ndryshimet klimatike, në mënyrë më eficiente”, deklaroi Mariya Gabriel, Komisionere në BE për fushën e teknologjisë. /Telegrafi/

Comments

comments