Kërçovë, zënka verbale përfundon me gjakderdhje

Përleshje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmë në Kërçovë, ku pas një zenke verbale përfundoi me gjakderdhje, njofton TetovaSot.

Siç njofton polica, 21 vjeçari T.M me thikë i ka prerë fytyrën 44 vjeçarit A.H, pas një zënke verbale për dru zjarri ka kaluar në përleshje fizike.

Në vendin e incidentit është gjetur thika dhe i plagosuri u dërguar në spital dhe ndaj të cilit është dhëna ndihma mjekësore në Spitalin e Kërçovës.

Policia po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Comments

comments