Kërkohet Adea Shabani, shqiptarja nga Maqedonia që është zhdukur në Los Angeles/VIDEO

0

NGA BEQIR SINA/INA

Departamenti i Personave të Humbur “Missing Person”, i Policisë së Los Angelosit ka njoftuar publikun për humbjen e një 25 vjeçare, Adea Shabani nga Los Anxheles, Kaliforni.

Në kërkesën e LAPD departamenti “Missing Person”, thuhet se ky person i zhdukur është paraqitur përmes formularit të paraqitjes, duke hapur një kërkesë nga ana e personave që e kërkojnë.

Po ashtu miq e të afërm të personit që rezulton i humbur, po kërkojnë ndihmën e publikut në gjetjen e 25 vjeçares të humbur Adea Shabani, shkruan Beqir Sina nga New Yorku.

Policia thotë se Adea për herë të fundit u pa më 23 shkurt, pra javën e kaluar në një restorant “Rise n Grind” në Hollyëood.
Adea në posterin e personave të humbur përshkruhet si:

• Gjinia femërore.
• Flokët: të gjatë / bjonde.
• Sytë: Blu. •
E gjatë: 5 feet dhe 4 inç
• Pesha: 110 paund.

Nëse keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e Adeas, ju kërkohet menjëherë të kontaktoni LAPD-Hollyëood Station në 213-972-2971.

Nëse dëshironi të mbeteni anonim me informacionin tuaj, ju jeni të mirëpritur të thërrisni LAPD në Kaliforni në numrin 1-800-222-8477.

Departamenti i Personave të Humbur “Missing Person”, i Policisë së Los Angelosit, në një njoftim të saj për publikun, falënderon të gjitha përpjekjet e qytetarëve për të ndihmuar në gjetjen e Adeas.

Adea Shabani është shqiptare nga Maqedonia.

Komentet

komentet