Këshilltari i ministrit Luftiu reagon në internet ndaj drejtorit antishqiptar të Prilepit

Këshilltari i ministrit Luftiu reagon në internet ndaj drejtorit antishqiptar të Prilepit

Safet Neziri edhe pse është pjesë e administratës dhe vendimmarrjes në ministrinë e arsimit dhe shkencës të Republikës së Maqedonisë, ku ministër është Pishtar Lutfiu, thirrjeve antishqiptare të drejtorit të gjimnazit të Prilepit i reagon në internet, transmeton Tetova1.

“Për fat të keq në Gjimnazin e Prilepit, drejtori i kësaj shkolle i nxitë nxënësit në protesta politike që kanë karakter të prishjes së marrëdhënieve ndëretnike në vend. Qasja e tij është nacionaliste, shoviniste me elemente fashizoide. Cënohet e drejta e fëmiut sipas konventave ndërkombëtare.”, shkroi Safet Neziri në llogarinë e tij në Facebook.

Kjo mënyrë e reagimit e funksionarëve të BDI-së të cilët kur bëjnë shkelje ligjore drejtorët e VMRO-së nuk reagojnë ose reagojnë vetëm në internet, ndërsa kur bëjnë shkelje drejtorët shqiptar qofshin të BDI-së ose të partive politike tjera përballen me sanksione adekuate, na bënë që të dyshojmë në politikbërjen e BDI-së gjatë këtyre viteve në pushtet.