Këta janë pesë njerëzit e vitit 2016 në Maqedoni, mes tyre edhe Fatime Fetai (Foto)

Gazeta ‘Utrinski Vesnik’ ka shpallur listën e personave që e vulosën vitin 2016 në Maqedoni, ku në mesin e tyre është edhe prokurorja speciale Fatime Fetai.

Katër tjerët, të përzgjedhurit e gazetës janë:

–Marko Çalasan, mjeshtri i Teknologjisë Informative që Maqedonisë i mbajti ligjerata për arrtije, duke mos marrë parasysh moshën.
–Nina Angelovska, ndërmarrëse dhe udhëheqëse e kompanisë për blerje online ”Grouper” që vlerësohet se ka bërë revolucion në e-tregëti.

–Ana Çolloviq-Leshoska, drejtoreshë e ”Ekosvest” që e pengoi ndërtimin e hidrocentralës ”Boshkov most” në parkun nacional ”Mavrova”

–Milan Andov, fotograf nga Maqedonia, që fascinoi Londrën me fotografitë e shkrepura në Maqedoni.

Përndryshe, vlerësimi ”Personaliteti i vitit 2016” nga Telegrafi Maqedoni i shkoi Fatime Fetait, duke u bazuar në interesimin e lexuesve dhe në numrin e leximeve të lajmeve që lidhen me Fetain dhe Prokurorinë Speciale Publike.

 

 

 

Comments

comments