Këta mund të jenë kandidatët e LR-PDSH për komunën e Haraçinës

Këta mund të jenë kandidatët e LR-PDSH për komunën e Haraçinës

Burimet e portalit “tetovajone” brenda LR-PDSH-së  në degën e Haraçinës mësojnë se kandidatët e mundshëm për garën e të parit të komunës janë: politikologu Driton Nebiu,  profesori Naser Sinani dhe këshilltari aktual në komunën e Haraçinës ekonomisti Hisen Ramadani.

Në komunën e Haraçinës e cila aktualisht udhëhiqet nga Brahim Ajvazi i BDI-së gara për kryetar të komunës pritët të jetë interesante për shkak të specifikave që ka kjo komunë.

Diferenca ndërmjet partive, BDI, PDSH, LR-PDSH dhe Lëvizja BESA është e vogël, ku bazuar në zgjedhjet e fundit, dallimi ka qenë i vogël. Ndërsa e para me fitore bindëse ka dal LSDM. Kjo parti pritet të jetë favorite edhe në zgjedhjet lokale, nëse arrin të nxjerrë kandidat që mund të tërheq më shumë vota. (INA)