Këta policë gjermanë shpallen heronj të ditës, ja si e shpëtuan kosovaren nga vdekja

ramatike, transmeton Albinfo.ch. Ajo u alivanos dhe pulsi nuk i rrihte më. Shoferi i makinës informoi policët në postin e parë policor, të cilët pastaj i thirrën për ndihmë kolegët e tyre. Pesë policë filluan me masat e reanimacionit, përmes masazhit të zemrës dhe frymëmarrjes artificiale, bën të ditur eprori i tyre 30 vjeçari Goller, i cili punon në këtë pikë nga dhjetori i vitit të kaluar. “Ishte një punë ekipore”, thotë ai me modesti. Policët në këtë veprim i ka ndihmuar fakti se ata pak kohë më parë kishin mbaruar një trajnim për ndihmën e parë.

Derisa Kryqi i Kuq i Bavarisë arriti në vendin e ngjarjes, policët po e vazhdonin luftën për jetën e pacientes, përcjell Albinfo.ch. Dhe këtë e mbaruan me sukses. Kur ajo ishte tashmë në autoambulancë, i ishte kthyer pulsi. Ndërkohë ajo është dërguar për trajtim në një klinikë në Passau.

Comments

comments