Me këto ushqime do të keni lëkurë të pastër

Sekretet për një lëkurë të pastër, për flokë të shëndetshëm dhe për dhëmbë të bardhë janë pikërisht në kuzhinën tuaj.

Ne ju sugjerojmë disa ushqime të cilat ndikojnë në gjërat e sipërpërmendura.

Ushqimet e detit:

Ushqimet e detit si karavidhet duhet t’i hani sepse ju bëjnë të bukur.

Përveçse ju bëjnë mirë dhe kanë nivel të ulët të yndyrës në proteina (çelësi për rritjen e flokëve të shëndetshëm), këto ushqime përmbajnë sasi të lartë të zinkut, një mineral i cili ndihmon në parandalimin e akneve dhe forcon sistemin imun.

Gjithashtu përmbajnë vitaminë B, e cila i jep shkëlqim flokëve.

Fara të lulediellit e të kungullit: Këto fara janë të pasura me burime të mëdha të vitaminës E dhe të omegës-3, acide yndyrore që bëjnë lëkurën dhe flokët shumë të shndritshëm.

Ndihmojnë në pamjen tuaj dhe në dallim nga farat e lirit nuk kanë nevojë të jenë bazë për vajrat e tyre.

Hani dredhëza:

Kjo pemë e ëmbël përmban vitaminë C, një antioksidues që stimulon prodhimin e kalogjenit dhe zvogëlon dëmin nga radikalet e lira, molekulat e këqija që i shkaktojnë lëkurës plakje të parakohshme.

Dredhëzat gjithashtu përmbajnë acide natyrore që ndihmojnë për të hequr njollat e dhëmbëve.

Këshillohen edhe kivi, boronica dhe portokalli, si dhe pemët tjera që përmbajnë vitaminë C.

Patatet e ëmbla:

Këto patate janë të mbushura me plot fibra dhe janë shumë të shijshme.

Përmbajnë vitaminë A, antioksidues që e mban lëkurën shumë të pastër, të freskët dhe të butë.

Patatja e ëmbël është përbërëse kryesore e disa recetave për puçrra dhe te kremrat antirrudhë.

Këshillohet edhe karota dhe domatja.

Vitaminat: A, B, C, E

Proteinat: 1.5 g

Mineralet: Hekur, Kalcium, kalium.

Comments

comments