Kidnapon manekinen britanike, deshi ta shesë si skllave seksi

Një polak me vendqëndrim në Britani të Madhe është dënuar me burg për shkak të kidnapimit të manekines britanike, të cilën muajin e kaluar e kishte mbajtur gjashtë ditë të ngujuar në veri të Italisë, transmeton AP.

Policia e Milanos ka bërë të ditur se mashkulli i arrestuar dyshohet për kidnapim me qëllim të zhvatjes, por nuk është zbuluar identiteti i tij.

Zyrtari policor Lorenco Bukosi u tha mediave se britanikja 20-vjeçare kishte ardhur në Milano me ftesë për të xhiruar fotografi të modës, e cila ishte e rreme dhe u kidnapua më 11 korrik.

Gazeta italiane “Corriere della sera” shkruan, duke iu referuar dokumenteve gjyqësore, se kidnapuesi kishte droguar manekinen dhe e mbajti të ngujuar në një qytet të vogël në veriperëndim të rajonit Piemont.

Sipas gazetës, manekines për një moment i ishte thënë se nuk mund të lirohet pasi që kidnapuesi të marrë 50.000 euro.

Prokurorët janë duke hetuar nëse britanikja ishte rrëmbyer me qëllim që të shitej si skllave e seksit në internet.

Gazeta italiane shkruan se kidnapuesi ndërkohë ka zbuluar se manekinia kishte një fëmijë dhe për shkak të kësaj ka vlerësuar se nuk do t’i përgjigjej për trafikim.

Bukosi tha se i dyshuari kishte lënë gruan para konsullatës britanike në Milano më 17 korrik, por nuk është e qartë pse përfundoi kidnapimi.

Ndërkohë, prokuroria është duke hetuar nëse i dyshuari kishte bashkëpunëtorë.

Comments

comments