Klopp kërkon që Gerrard të jetë pasuesi i tij te Liverpooli

Klopp kërkon që Gerrard të jetë pasuesi i tij te Liverpooli

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp do të donte që legjenda e madhe e klubit, Steven Gerrard, të ishte pasardhësi i tij në Anfield.

Gerrard është kthyer në Merseyside duke punuar me akademinë e Reds, ku ai do të marrë përgjegjësinë e plotë të klubit nën 18-vjeçar në sezonin e ardhshëm.

Klopp është kontraktuar me Liverpulin deri në vitin 2022 dhe shpreson të luajë një rol edukues me Gerrardin, duke kujtuar traditën e dikurshme të kampionëve anglezë të edukimit të trajnerëve të tyre.

“Është perfekte që ne mund të përfshijmë Stevenin. Ai është fantastik. Ai ishte një nga futbollistët më të mirë në botë ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Klopp në një intervistë me Times.

“Unë i thashë atij se kur të largohem ose klubi më shkarkon, nuk më intereson kush do të jetë pasardhësi im, por do të doja që ai të ishte ai”, përcjell Telegrafi.

“Do bëj gjithçka që mundem për t’u siguruar që ai merr të gjithë informacionin që ka nevojë”.