Koha kur Miradijes i thanë se shqiptarët vendin e kanë te varrezat

0

Në një shkrim të gjatë të së përditshmes gjermane „Die Zeit“, i vitit 2013, të cilin Shtegu.com do ta sjellë në vazhdime ditëve në vijim, përshkruhet gjendja e popullatës para dhe gjatë luftës së 2001-shit në Maqedoni.

Prapa këtyre historive dhe ngjarjeve fshihet edhe diçka më tepër: Bëhet fjalë për vetë perceptimin e dy popujve. Në vitin 1994, kur maqedonasi u vra, Republika e Maqedonisë sapo kishte mbushur tre vite të pavarësisë, e vogël dhe jo e sigurt. Maqedonasit nuk donin të besonin se i ishin mënjanuar të paprekur masakrës së Ballkanit që filloi në vitin 1991.

1,2 milionë sllavomaqedonas ishin të gatshëm t`ia fillonin ardhmërisë së tyre. Se kjo ishte e pasigurt, mund të vërehej në reagimet e fqinjëve të lindjes së Republikës së re. Bullgarët thanë po, maqedonasit mund ta kenënjë shtet të vetin të cilin e pranojmë, por ata janë bullgarë, pasi kombi maqedonas nuk ekziston. Grekët thanë, ne i pranojmë maqedonasit si komb, por shteti nuk duhet të pagëzohet me emrin Maqedoni, pasi e rrezikon integritetin e shtetit tonë. Pra, maqedonasit i kishin të gjitha arsyet që të ndjeheshin të pasigurt.

Brenda shtetit, shqiptarët filluan t`i shprehin pakënaqësitë e veta. Protesta e tyre kundër diskriminimit ka një histori të gjatë. Gjithçka filloi në vitin 1968, ndërsa kulminacionin e arriti në vitin 1974, më 1981 një tjetër, dhe gjatë periudhave të viteve të nëntëdhjeta, brenda një kohe të shkurtër pati disa demonstrata. Fillimisht behej fjalë për kushte më të mira të arsimimit, më pas më tepër të drejta të gjuhës dhe në fund, në perëndim të Maqedonisë u ngritë flamuri shqiptar, ndërsa sot protesta nga grykat e kallashëve. Sllavomaqedonasit e kuptuan këtë si një përpjekje disadekadëshe për të ndarë pjesën shqiptare të vendit, njofton Shtegu.com. Se a është e vërtetë kjo, natyrisht se nuk mund të dëshmohet. I sigurt është vetëm mekanizmi. Sikurse nga një gomar që u shndërrua në një kalë të bardhë, nga një granatë dore në një Ericsson modeli 388, ashtu edhe protesta për më tepër kushte për arsimim u shndërruar në ndarje dhe krijim të një shteti të madh shqiptar. Ndoshta është edhe ansjelltas, varet. E gjitha kjo është në kuadër të transformimeve të cilat nuk kanë fund. Për të dy palët është me rëndësi që tu hiqet frika që të mos gëlltiten nga shtete fqinje të papëlqyera, të asimiluar nga sllavët, thjesht, për të mos u fshirë nga harta gjeografike. Për të dy palët është me rëndësi ekzistenca e tyre.

Pasi ekzistojnë aq shumë rrëfime për Maqedoninë e vogël, duhet treguar edhe një tjetër. Në Shkup është insticuioni i dhënies së pasaportave të Republikës së Maqedonisë. Që nga shpërthimi i krizës, para tij qëndrojnë për çdo ditë me qindra persona të cilët duan të arratisen, për në Europë, për në SHBA, thjesht, diku larg. Njëra nga to është edhe 22-vjeçarja Miradije Latifi. Ajo do të shkojë në SHBA. Tashmë tre ditë me radhë ajo vjen këtu dhe nuk mund të kontaktojë me autoritetet. Po që se arrin një takim me ta, me siguri se nuk do të jetë i këndshëm. Miqtë i kanë treguar se gjatë dhënies së pasaportës iu ishte thënë: Shqiptarët vendin e kanë te varrezat. Natyrisht se nuk mund të dëshmohet nëse kjo është e vërtetë. Përderisa Miradija pret për vizën për në varreza, vajza të reja kalojnë përreth saj duke tejkaluar qindra të tjerë në radhë. Ato janë të veshura me funde të shkurtër, me çanta mbi shpinë, ndërsa flokët u fërfëlliten nga puhia pranverore. Ato qeshen, përderisa ecin shpejt, qeshen dhe shkëmbejnë ndonjë fjalë mes vete.

Përse po ecin këto vajza dhe përse po qeshen, Miradije?

Ato janë të lumtura që ne po e lëshojmë vendin. Maqedonia u takon vetëm atyre. Për ate qeshin!

Si mund ta dish këtë saktë, Miradije?

E di, kjo është e vërteta!

Dhe tani, mund ta ndezni sërish televizorin, ku mund të ndiqni pronocimet e Joschka Fischerit, George Robertsonit, Havier Solanës dhe ndokend tjetër nga radhët e para të politikës europiane. Dhe ata do ta thonë përafërisht këtë deklaratë: I ftojmë të dy palët në dialog!

Komentet

komentet