Kokëdhima: Lëvizja “Zgjidhja” do të kthehet në parti politike, ja se kur

Themeluesi i Lëvizjes“ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima ka zhvilluar një takim me socialistët e Lushnjës.

Gjatë fjalës së tij, ish-deputeti i PS bëri me dije se lëvizja “Zgjidhja” do të kthehet në parti politike.

“Deri në datën 29 prill ne do marrim vendimet. “Zgjidhja” do të kthehet në parti politike. Rama punoi deri në fund për përçarjen e PS-së dhe për likuidimin politik të Kokëdhimës dhe të “Zgjidhjes”. Kokëdhima investoi gati 20 vjet pasuritë dhe gjithçka kishte për të mirën dhe bashkimin e të majtës, për fuqizimin dhe demokratizimin e Partisë Socialiste.

Rama po e përçan përfundimisht PS-në, ndërsa unë luftova deri në fund për ta mbajtur atë të bashkuar. Historia do ta gjykojë Ramën si problemin dhe mua si zgjidhjen për të majtën dhe për Shqipërinë. Për shumicën e plagëve të rënda të popullit tonë, të ekonomisë dhe të sistemit politik në Shqipëri. Çdo socialist dhe qytetar në Shqipëri do ja faturojë Ramës këtë përçarje të Partisë Socialiste, jo mua”, tha Kokëdhima.

 

 

 

Comments

comments