Komandant Panteri tregon planin për ndarjen e Maqedonisë

0

Zhgjidhja e Nyjes Ballkanike .apo Peshtjellimi i Lemshit ,ne Gadishullin ILirik.
SI DUHET TË VEPROJNË SHQIPTARËT…..

Shkruan Hamdi Ndrecaj-PANTERI

Shthurja e shtetit Helen dhe ultranacionalistët grekë, organizata e ashtuquajtur “Agimi i Artë”, gjoja se negociatat për ndryshim të emrit të IRJM po vazhdojnë, shteti Helen dhe ultranacionalistët grekë po bëjnë përgatitjet e fundit për aneksimin e shtetit monstrum sllavo-maqedonas. Një gjë e tillë s’është gjë tjetër, veçse një realitet i pritur që të realizohet. Greqia dhe Serbia duke shfrytëzuar me mjeshtëri angazhimin shtarak turk në Lindje, tanimë kanë përgatitur terrenin për ndarjen e Maqedonisë, kuptohet në disfavor të shqiptarëve. Pra Greqia, perms emisarëve të vet në protestat e djeshne në Uashington, tregoi qartë se emri i shtetit monstruoz sllavo-maqedonas nuk ka shumë rëndësi, por aneksimi fizik i territorit të Maqedonisë është primar dhe punë që duhet të kryhet urgjentisht. Pra, si duhet të veprojnë shqiptarët në këtë rast, mos duhet të strukën rrëzë bjeshkëve të Sharrit, sipas projektit serbo-grek, project ky i përkrahur edhe nga Rusia e Putinit. Sipas marrëveshjes ruso-turke për reciprocitet të ndarjes së një pjese të Sirisë, Tokës së Shamit, politika e përgjumur shqiptare dhe mosrivaliteti politik karshi politikës helene lënë hapësirë veprimi për forvcat e ndryshme, qoftë nacionaliste, qoftë radikale. Pra, shqiptarët në përgjithësi dhe shqiptarët e ILIRIDËS në veçanti duhet që urgjentisht, pa pyetur politikbërësit e tyre servile të pushtetit që të kërkojnë ndarjen e shtetit monstrum sllavo-maqedonas, sipas Projektit të Institucionit të Republikës së Iliridës, dhe atë vetëm si faze kalimtare, gjersa Kosova dhe sheti amë-Shqipëria të jenë të gatshme për pranim të ribashkimit të trojeve shqiptare dhe të kombit tone shqiptar. Kutia e pandores po hapet. Veproni me mature dhe mençuri shpejt sepse nesër mund të jetë tepër vonë. Fati juaj është në duart tuaja. Mos pritni nga klasa politike që do t’ju bëhet shpëtimtare…. Ajo është e paparashikueshme..:Ata do t’ju lënë vetë, apo do të na lënë vetëm, sepse interesi i tyre nuk është interesi nacional. Ne jo rastësisht nga viti 2001 kërkuam ndarjen e IRJM në dy shtete apo republika konfederale, sepse qartë e kemi ditur zvarritjen e shtetit Helen për emërtimin e IRJM, që një ditë shteti Helen do të kërkoj ndryshim jo vetëm të emrit, por edhe shumicën e territorit të IRJM.

Ferizaj .04.02.2018.