Komuna e Gostivarit: Lëvizja pa(Besa) nuk di Shqip

Në një reagim publik, Shërbimi për Informim i Komunës së Gostivarit theksoi që “Lëvizja pa (Besa)” mesa duket nuk di të lexojë në  gjuhën Shqipe.

Pas një provokimi fillestar e të dëshpëruar së mbështetësve të rinj në Maqedoni të Gruevskit, Shërbimi për Informim i Komunës së Gostivarit u  dha shpjegim që në fjalinë e parë të një reagimi publik se kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta është krejtësisht kundër Nikolla Gruevskit.

Gjithashtu, në këtë prononcim u tha që në nivel vendor njerëzit nuk i shohim si anëtarë partish por si kuadro dhe mbi të gjitha si qytetarë.

Duke qenë kaq të qartë, pa(Besa) thotë se nuk u jemi përgjigjur. Prandaj, ftojmë këtë parti të fillojë kurse të gjuhës sonë Shqipe që të mund të lexojë e kuptojë më mirë herës tjetër.

Ka dy janë mundësitë: Ose nuk dinë të lexojnë shqip, ose i marrin urdhrat nga Gruevski për të sulmuar kundërshtarët e tij.

Lëvizja pa(Besa) nuk na shpjegoi ku i ka interesat që sulmon kundërshtarin më të zëshëm të Gruevskit.

Sa për kuadrot lokal, e ftojmë këtë subjekt politik që të formojë kuadro të mirë dhe ata mund të punësohen edhe në Gostivar. Por nëse janë shqiptarë, duhet të dinë dhe mbi të gjitha të kuptojnë gjuhën shqipe.

Comments

comments