Komuna e Tetovës demanton: S’ka keqpërdorime të buxhetit komunal

Komuna e Tetovës ka përgënjeshtruar artikullin e lansuar në disa portale me titullin “Shifra marramendëse të shpenzuara nga Teuta Arifi në emër të udhëtimeve jashtë vendit”.

“Komuna e Tetoves demanton shpifjet e portalit fol.mk, i cili duke u thirrur në te dhëna zyrtare të siguruara nga Ministria e financave dëshmon joseriozitetin dhe mungesën e njohurive elementare për të lexuar të dhënat financiare që janë shpallur në ueb faqen e Ministrisë për Financa:

http://www.finance.gov.mk/files/u6/Zavrsna%20smetka%2C%20Konecen%20Izvestaj%20i%20Mislenje%20naa%20MF.pdf

Më tej thuhet se ky portal ka interpretuar të dhënat e Llogarisë përfundimtare të revizionit të  buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 duke i keqinterpretuar të dhënat për të krijuar përshtypje të keqpërdorimit të buxhetit komunal dhe për ta manipuluar publikun.

“Të dhënat e këtij raporti janë të dhëna sintetike për shpenzimet e rrugës dhe mëditjet për të gjithë shfrytëzuesit buxhetor (administrata komunale, ndërmarrjet publike,njësia territoriale kundër zjarrit, shkollat fillore dhe të mesme, çerdhet).  Po ashtu si që mund të shihet nga tabela origjinale nga Raporti i llogarisë përfundimtare në të cilën është thirur portali në fjalë, nga vlera e përgjitshme e mjeteve të harxhuara për shpenzime rruge dhe mëditje 82%  ose 171.118 euro janë mjete financiare tw siguruara për këtë qellim nga programet ndërkombëtare  dhe nga fondet Erasmus+. “, ka përgënjeshtruar komuna e Tetovës. Portali fol.mk kishte shkruar se duke u thirrur në të dhëna të ministrisë së financave, kryetarja e Tetovës kishte harxhuar mbi 200 mijë euro për udhëtime jashtë vendit.  (INA)

Comments

comments