Komuniteti Shqiptar si e festoi Festën e Flamurit në Çikago (FOTO)

Ne nje ambient festiv ne sallen e mbushur plot te Diplomat West, vullnetaret e Komunitetit Shqiptaro -Amerikan ne Chicago organizuan manifestimin qendror te 105 vjetorit te pavaresise se Shtetit Shqiptar. Pervec nje numri te madh te bashkatedhetare  ne kete nate festive ishin te pranishem edhe perfaqesuesit e shoqatave dhe organizatave te ndryshme te cilat bashkepunojne me AACI. Evenimenti u moderua nga Ilir Borova dhe Shaban Zenuni te cilet falemenderuan mysafiret per pjesmarrjen e tyre. Ato njeherazi perkujtuan te pranishmit per miqesine  mes popullit tone dhe atij Amerikan si dhe njiheri I bene thirrje publikut te perkrahin Komunitetin Shqiptaro-Amerikan me pune vullnetare dhe mjete financiare per avancimin e brezave te ri.

Zoti Borova lexoi letren e Ambasodores se Shqiperise, zonjes Floreta Faber, e cila dergoj urimet  dhe kenaqesin e saj  per ”Arritjet e AACI  te cilat  jane nxitje dhe frymezim per te gjithe”

Ne vazdim Moderatoret ftuan Kryetarin e Komunitetit Z.Gjaneto Harusha te hape mbremjen festive.  Ai falenderoi pjesmarresit per perkrahjen e tyre ndaj AACI-se, organizate jo-fitimpruese e cila ne misionin e saj ka per qellim edukimin dhe bamiresine.

Kryetari Harusha nenvizoi disa objektiva te rendesishem te kesaj organizate dhe gjithashtu I beri thirrje bashkatdhetareve te antaresohen ne AACI dhe te japin kontributin maksimal ne edukimin ruajtjen e gjuhes dhe traditave kombetare ne shtetin e Ilinois.

Lideri  I AACI z.Harusha falenderoi sponsoret kryesore:  Manuela Papazisi Real  Estate  Broker Caldwell Banker; Ilir Numani me  Country Financial; Amazing Trucking and Dassler Logistics, Alfred Karalli me Mobile  & BP gas stations, Kosta Shamata  Luxara Real Estate Kris Maranda me  Maranda Real Estate Group, Aurel Maranda me Fairway Independent Mortgage Corporation  dhe shume te tjere.

Ne kete mbremje festive ishin te prenishem dhe perfaqesuesit e qendrave fetare.  At Konstadin Tuda, Prifti I kishes Orthodoxe Shqiptare, nder te tjera nenvizoi rendesine e ruajtjes te gjuhes tone ne megrim, mision ky, te cilin jua perkujtoi nenave Shqiptare dhe gjithe prinderve qe sa me shume te flasin gjuhen shqipe ne familjet e tyre.

Mbremjen festive  e shoqeruan tingujt e muzikes popullore per te cilen u kujdesen kengetaret e njohur Irma Libohova, Genta Ismaili, Shpat Kasapi dhe Grupi Muzikor Memedheu.

Po ashtu vlen te permendet edhe Pjesmarrja e 97 vjecarit Hafuz Jusuf Azemi I dekuruar me Cmimin “ Nderi I Kombit” vitin e kaluar nga president Nishani.

Ndersa Xhemail Elezi, nxenes I shkolles shqipe Drita nga Rokford, interpretoi Hymnin Amerikan me saksofon.

Vallet dhe kenget popullore ne Diplomat West u degjuan deri ne oret e hershme te mengjezit, ku te pranishemit u larguan me buzeqeshje dhe perqafime me shprese se do takohen se shpejti ne muajin shkurt te vitit te ardheshem ne kremtimin e pavaresise se Shetetit te Kosoves.

Solemeniteti I festes kombetare  vazhdoje  ne qender te Chicagos te marten me 28 Nentore Ku  ngritjen e flamurit gjigant e beri Mysafiri specilal z.Ziadin Sela, deputet ne parlamentin e Maqedonise. Ai nder te tjera shprehi kenaqesine te jete prezent ne mesin e Komunitetit Shqiptare te perbere nga gjitha krahinat ne nje “Mini Shqiperi” Ziadin Sela pergezoi Komunitetin Shqiptaro- American per organizimin e kesaj dite te rendesishme e cila bashkon gjith Kombin tone.

Ne vazhim te ketij evenimenti  fjalen e rastit e moren  Dan Shure,  Ish president I dhomes ekonomike Israelo-Amerikane dhe president i BeShure LLC ne Chicago,ish kryetar I AACI Profesor Ilijaz Kadriu,Memo Gjonzeneli dhe kryeteri I tanishem I AACI-se, z.Gjaneto Harusha . Ky I fundit duke shfletuar momentet e rendesishme te historis se kombit nder te tjerat theksoi fatin e madhe qe Shqiperia kishte  prane saj  Shtetet e Baskuare Aleati me  I fuqishem ku njeri I liderve te saj  JFK  tha” Mos pyet se cfare beri sheti per juve por cfare ju mund te beni per shtetin Tuaj”

Duke reflektuar situaten e sotme ne shtetet shqiptare  e sidomos luften kunder korupciont zoti Harusha nenvizoi se secili nga ne mund te beje me teper nese fokusohemi tek edukimi I gjenerates se re te punojme me teper se bashku dhe te luftojme te zgjidhemi ne organet lokale ku jetojme ne Sh.B.A.

Te  avancojme agjenden e cila na bashkone dhe fuqishem te luftojme ndarjet Krahinore apo fetare.”Ky do ishte falenderimi me I madhe qe I kishim bere  Ismail Qemalit,Isa Boletinit ,Luigj Gurakuqit dhe Heronjve te tjere” Zoti I bekofte Shqipetaret  kudo qe jane, zoti I bekofte Shtetet e Bashkuara te Amerikes  ishin fjalet e fundit te kryetarit te AACI I cili e mbylli manifestimin e ngritjes se Flamurit Kombetar ne Chicago./Shaban Zenuni

Comments

comments