Konfirmohet, Brazili miqësore me Kroacinë në Anfield

0

Pesë herë kampioni i Botës do të fillojë ndeshjet përgatitore për Botëror më 3 qershor në shtëpi të Liverpoolit, stadiumin Anfield Road.

Turi global parapërgatitor i Brazilit do të fillojë në qershor kur Selecao do të takohet me Kroacinë në Anfield.

Pesë herë kampioni i botës i ka paralajmëruar këto data me kundërshtarët e rinj e ku do të parapërgatit për në Moskë.

Të hënën, Anfield ka konfirmuar se ata do të presin Brazilin për ndeshjet parapërgatitorë në këtë vend.

Brazili po ashtu do të zhvillojë edhe një miqësore me Austrinë në Ernst-Happel Stadion të Vjenës më 10 qershor. /GazetaExpress/

 

Komentet

komentet