Konfiskohen 22 mijë tableta në autobusin e linjës Ohër-Beograd

0

Në vendkalimin kufitar në Preshevë gjatë orëve të fundit janë konfiskuar 22 mijë tableta të ndryshme të ilaçeve për qetësim që ishin fshehur në autobusin me targa të Ohrit të linjës Ohër – Beograd.

Sipas informacioneve të para këto ilaçe ishin të destinuara për tregun e Serbisë.

Gjatë skanimit është vërejtur se diçka nuk është në rregull, kurse kontrolli i detajuar ka zbuluar se doganierët kishin të drejtë për dyshimet e tyre.
Kontrolli ka vërtetuar se në toaletin e autobusit kishte më shumë se 10 qese, ku kishte më shumë se 800 kuti me barëra të ndryshme. Për shkak se asnjë udhëtarë nuk e mori përsipër pronësinë për këta ilaçe, shoferi dhe barërat u dorëzuan në polici dhe prokurori.

Tek këto barëra të kontabanduara ka nga ato që janë për qetësim që përmbajnë supstanca psikoaktive si “Lexilium”, “Apaurin”, “Lorsilan” si dhe medikamente tjera si “Fero-Folic”, “Ataraex”, “Ditropan” si dhe antibitiok spray “Vioplex-T”.