Konkurs në Ministrinë e drejtësisë për 20 punësime me shkollë të mesme, 5 me fakultet!

0
5

Ministria e drejtësisë, respektivisht Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, ka shpallur konkurs për 25 vende pune me kohë të caktuar.

Prej tyre 20 vende pune janë hapur për kuadro që kanë të kryer së paku shkallën e katërt të shkollës së mesme, kurse 5 vende pune për kuadro me shkollim të lartë, shkruan Gazeta Lajm.

Punësimi zgjat  deri më 31 dhjetor të këtij viti. Informacione shtesë lidhur me konkursin mund të kërkoni në numrin 076 456 651.

Comments

comments