Konstituohet këshilli i komunës së Likovës, nën flamurin kuq e zi (Foto)

Dy javë pas zgjedhjes së kryetarit të ri të komunës, Erkan Arifi, sot është konstituuar edhe Këshilli i Komunës së Likovës. Konstituimi solemn është bë në atmosferë solemne, pranë flamurit të komunës dhe flamurit kuq e zi.

Pas formimit të komisioneve të nevojshme u bë edhe zgjedhja e Kryetarit të të Këshillit të Komunës së Likovës, ku në këtë detyrë me 12 vota ,,për,, u zgjodh Lejla Iseni , këshilltarja nga f.Ropalcë, e cila edhe ishte bartëse e listës së këshilltarëve të BDI-së, me profesion mjeke në Spitalin e Kumanovës.
Kryetarja e KKL-së, pasi e mori detyrën pikë së pari i falemenderoi të gjithë për besimin që i dhan edhe në emër të vet i uroj të gjithë këshilltarët për mandatin e fituar, ku njëherit i garantoj të gjithëve se do ti përmbahet në përpikmëri rregullores së punës së këshillit, statutit dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi. Kërkoi nga të gjithë konstruktivitet pa dallime, iu tha se të gjithë do të ken mundësin të debatojn, propozojn edhe të gjithë bashkë të sjellin vendime në të mirë të të gjithë qytetarëve.
Gjithëashtu, në emer të vet e falemenderoi prezencën e Kryetarit të Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi, e uroi për mandatin e fituar, edhe iu siguroi se ajo do jet urë lidhëse mes Kryetarit dhe Këshillit, po edhe do jet në bashkëpunim të vazhdueshëm me administratën komunale.
Në fund, Kryetar-ja e KKL-së, fjalën ia dha Kryetarit të Komunës së Likovës, i cili i përshëndeti dhe falemenderoi së pari për prezencën ish KryetariN e Komunës së Likovës, U.D. Bashkim Amidin dhe ish Kryetaren e KKL-së, zonjën Miribane Ajredini, po edhe të gjithë këshilltarët e rinj, duke ju uruar për mandatin edhe garantuar se ai bashkarisht me ato pa dallime, do të jap maksimumin që të gjithë bashkë do të arrijn të bëjn punë në të mirë të të gjithë banorëve.

Në këshillin e komunës së Likovës BDI ka 9 këshilltarë, Lëvizja Besa 4, Aleanca për Shqiptarët 3, PDSH 2, shkruan Lajm. Këshilli komunal i Likovës është këshilli i vetëm në Maqedoni ku edhe Partia për Prosperitet Demokratik ka një këshilltar.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

 

Comments

comments