Kontrolle anti-ISIS në Gjermani

Autoritetet kontrolluan sot apartamente të shumta në Gjermani, si pjesë e një hetimi të tre mbështetësve të dyshuar të Shtetit Islamik, tha zyra e Prokurorisë federale.

Bastisjet u kryen në Berlin, Bavari, Saksoni dhe Saksoni-Anhalt, në vendndodhjet që lidheshin me tre të dyshuarit, shkruan DPA.

Sipas raportimit, dy prej personave po hetohen për anëtarësimin e tyre në Shtetin Islamik, ndërsa personi i tretë dyshohet si mbështetës i grupit terrorist.

 

 

 

Comments

comments