Koreja e Veriut thotë se CIA ‘terroriste’ u përpoq të vriste Kim Jong-un me armë kimike

Koreja Veriore ka pohuar se Shtetet e Bashkuara u përpoqën të vrisnin Kim Jong-un në fillim të këtij viti.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Jugut (KCNA) pretendoi se CIA u përpoq të përdorte një helm kimik ose biologjik për të vrarë diktatorin, transmeton portali arbresh.info

Agjencia e lajmeve, e cila kryesisht merret me propagandën e partisë në pushtet, tha: “Në maj të këtij viti, një grup terroristësh që u infilturan në vendin tonë me urdhër të CIA-s kishte për qëllim vrasjen e liderit tonë duke përdorur armë kimike”.

Koreja Veriore ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për justifikim të luftës kundër terrorizmit në Afganistan, Irak dhe Libi.

Testimet e shpeshta të raketave balistike, kanë rritur tensionet mes Koresë Veriore dhe SHBA-ve.

Donald Trump nuk ka mohuar ndërhyrjen ushtarake, ndërsa ka theksuar se nëse kërcënohen Shtetet e Bashkuara do të marrë masa që të “shkatërrojë totalisht” shtetin komunist./arbresh.info/

Comments

comments