Kosova barazon me Azerbajxhanin

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U21, ka marrë një pikë në udhëtim tek Azerbajxhani.

Azerbajxhani dhe Kosova sot kanë luajtur pa gola në kuadër të Grupit 5 për kualifikimet e Evropianit 2019.

Djemtë e Rafet Prekazit pas disfatës kundër Izraelit (0-4), në përballje me Azerbajxhanin, ka treguar paraqitje të mirë, duke marrë një pikë shumë të rëndësishëm nga ky udhëtim.

Pas këtij barazimi, Kosova ndodhet në vendin e katërt me shtatë pikë, aq sa ka edhe Izraeli, derisa grupin e kryeson Irlanda me 10 pikë, kurse, Azerbajxhani është e fundit me vetëm një pikë. /KosovaPress/

Comments

comments