Kosova pëson humbje nga Maqedonia

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll ka humbur në të takimin kthyes ndaj Maqedonisë, i cili u zhvillua pa praninë e publikut shqiptar në Shkup.

Takimi zhvillohet në kuadër të Grupit C, i vlefshëm për parakualifikime për kupën e Botës 2017.

Kosova e humbi takimin 87-74. Kosova ishte më e mirë në çerekun e parë, që e fitoi 19-22, kurse pjesa e parë përfundoi 40-41 në të mirë të Kosovës.

Kjo është humbja e dytë më radhë e Kosovës, pas humbjes që pësoi në Talin nga Estonia, kurse ka fituar vetëm një takim, duke e mposhtur Maqedoninë në Prishtinë.

Kosova në takimin e fundit në grup, e pret Estoninë më 19 gusht në Prishtinë.

Comments

comments