
Raundi i ri i negociatave në Bruksel
Në Bruksel sot ka nisur raundi i ri i negociatave teknike midis Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa shefi i delegacionit serb, Borislav Stefanoviq ka deklaruar se ata marrin pjesë në takim për të qenë të gatshëm për marrëveshje kompromisi.
Përfaqësimi rajonal i Kosovës në forumet rajonale si dhe problemet lidhur me implementimin e marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufijve në veriun e Kosovës janë temat e këtij takimi.
Derisa shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri nuk ka dashur të komentojë qëndrimet e saj para gazetarëve, shefi i delegacionit serb ka sqaruar pozicionet e tyre.
“Ne jemi të gatshëm për marrëveshje dhe kompromis, që do të jetë në interes të të dyja palëve. Ne edhe deri tani do të lëvizim në kuadër të Rezolutës 1244, Kushtetutës së Serbisë dhe interesave nacionale”, ka deklaruar Stefanoviq. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj