
Idrizaj dënohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm
Rasti u ndjek penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria e Qarkut në Pejë.
Një panel i përbërë prej dy gjykatësve të EULEX-it dhe një gjykatësi vendas nga Gjykata e Qarkut në Pejë, më 29 mars 2012 shpallën fajtor të pandehurin Dervish Idrizaj për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Ai u dënua me pesë vjet burg.
Trupi gjykues e shpalli Dervish Idrizajn fajtor sepse ai kishte shkrepur dy të shtëna në drejtim të një viktime në Deçan, duke mos e goditur atë, por dritaren dhe derën e supermarketit. Përkundër një numri të madh të njerëzve në afërsi, askush nuk ishte goditur drejtpërsëdrejti nga plumbat ose rikosheti i tyre. I pandehuri fillimisht ishte akuzuar për tentim-vrasje, e që më pas ishte riformuluar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Trupi gjykues liroi Isuf Idrizajn dhe Bedri Krasniqin nga të gjitha akuzat, meqë provat nuk dëshmuan se ata kishin kryer veprat penale për të cilat ata ishin akuzuar.
Rasti u ndjek penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria e Qarkut në Pejë. (INA)
Shkupi i shqetësuar nga vetoja greke dhe bullgare
Ministrat e jashtëm të BE-së në seancën e sotme pritet të kërkojnë caktimin e datës për fillimin e bisedimeve të ngecura me Maqedoninë. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj