advertisement
Fillimi | Kosovё | Kurti: KFOR-in të parandalojë incidentet në veri
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Kurti: KFOR-in të parandalojë incidentet në veri

Kurti: KFOR-in të parandalojë incidentet në veri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, të martën, i dërgoi letër Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe Komandantit të Përgjithshëm të KFOR-it, gjeneral Erhard Drews, në lidhje me ngjarjet më të fundit në Mitrovicë.

 

Në këtë letër thuhet:

Të shtunën mbrëma, në zonën e Tre Rrokaqiejve në veri të Mitrovicës, Selver Haradinaj (38 vjeç), u vra në një sulm terrorist me bombë në shtëpinë e tij, me ç’rast mbetën të plagosur edhe gruaja dhe katër fëmijët e tij.

Gjatë javëve të fundit, Serbia ka arrestuar arbitrarisht përfaqësues të sindikatës së pavarur të metalurgëve të Kosovës, ka ekstraduar një ish-ushtar të UÇK-së nga Zvicra, dhe javën e kaluar xhandarmëria serbe ka kidnapuar dhe poshtëruar dy policë të Kosovës, brenda kufirit tonë. Policët u liruan – pasi që u lanë dy ditë pa ushqim dhe pasi armët e tyre dhe shenjat identifikuese të Policisë së Kosovës u ishin hequr.

Populli i Kosovës është shumë i shqetësuar nga përkeqësimi drastik i situatës  së sigurisë. Nga ne kërkohet të qëndrojmë "të qetë", por ne nuk mund të jemi të qetë, duke qenë në dijeni të cenueshmërisë së skajshme të shqiptarëve që jetojnë në veri të Mitrovicës.

Ata janë pa mbrojtje institucionale dhe nën mëshirën e strukturave ilegale të Beogradit, të cilat vazhdojnë të përdorin forcën për të frikësuar shqiptarët që t’i braktisin shtëpitë e tyre. Shumica e tyre janë larguar që nga viti 1999, ndërkaq pas sulmit të fundit terrorist shumë nga ata që kanë mbetur janë duke menduar për ta bërë një gjë të tillë. Strategjia e strukturave ilegale të Serbisë e cila ka filluar që nga periudha e luftës, është për të ndryshuar përbërjen e popullsisë që jeton në veri të Mitrovicës, duke krijuar një realitet të ri në terren. Prandaj incidentet ka gjasa të vazhdojnë, për të ndërtuar një de-facto situatë atje, para fillimit të bisedimeve të paralajmëruara për veriun e Kosovës.

Strategjia e hapur e strukturave kriminale e të paligjshme për të spastruar veriun nga  popullsia joserbe vetëm sa është inkurajuar nga heshtja dhe mosveprimi i institucioneve përgjegjëse të sigurisë në Republikën e Kosovës.

KFOR-i është akoma përgjegjës për ofrimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë popullin e Kosovës. Prandaj me anë të kësaj letre ju kërkoj që të merrni masa të menjëhershme për t’i vendosur forcat e KFOR-it për të parandaluar  incidentet e mëtutjeshme që mund të ndodhin. Është jetike të veprohet tani, për të ofruar siguri për të gjithë, dhe për të bërë të mundur që Kosova të jetë një shtet i së drejtës.

Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë nuk duhet të lejohen që të lënë akoma jetimë në Mitrovicë apo kudo tjetër në Kosovë. (INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

bashkeatdhetari nga SHBA në 11/04/2012 20:17:34
avatar
Te lumte,Albin.Vetem Ty te dhem gjendja ne Kosove,kurse te tjeret jane bere vazal e te huajve.Ata me thane kerce ato kercejne,me u thane hesht ato heshtin kurse ti je i vetmi qe ke guximin ta mbrojsh popullin Kosovar.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Takimet vazhdojnë pasdite
Në Bruksel takimet pritet të vazhdojnë në orët e pasdites, duke qenë se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, ka angazhime tjera ndërkohë....
image
Ritakohen sot Thaçi -Ashton -Daçiq për Marrëveshjen
Dje u raportua nga Brukseli se të dy kryeministrat janë afër me qëndrime rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes. ...
image
Dëshmitari “M” akuzon EULEX-in për presion
Dëshmitari “M” ka përfunduar dëshminë në rastin “Kleçka”. Ai nëpërmjet video-linkut, zëri i të cilit ka qenë i deformuar dhe nuk i është dukur fytyra, ...
image
Hoxhaj kundër ideve të Daçiqit për shkëmbim territores
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, idetë e Ivicia Daçiqit i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë ...
image
LB: Heshtje e dyshimtë e Qeverisë së Kosovës
Ditëve të fundit, konsorciumi amerikan “New Generation Power” lidhi një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë për investime në gjigantin metalurgjik të Trepçës....
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. ...
image
Bruksel, sot takimi Thaçi - Daçiç
Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, të cilët do të diskutojnë për ...
image
Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit
Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. ...
image
Westerwelle: Zbatimi i marrëveshjes, pastaj integrimet
Pas marrëveshjes së 19 prillit, Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë në fazën e zbatimit të saj, ka deklaruar tw hënën në Prishtinë, ministri i ...
image
Westerwelle viziton Prishtinën
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle vazhdon vizitën në Serbi, ku do të takojë sot edhe presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, përkatësisht ...
image
Kosova dhe Shqipëria me rrezik mesatar nga terrorizmi
 Kompania e sigurimeve Aon dhe ndërmarrja për këshillime The Risk Advisory Group kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ...
image
Qeveria e Kosovës do të kërkojë sqarime nga ambasada e SHBA-ve për Trepçën
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në ...
image
Bllokohen pronat e Naser Kelmendit në Sarajevë
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka bllokuar 7 prona të paluajtshme të biznesmenit kosovar, të arrestuar në Kosovë, Naser Kelmendi. Ndër patundshmëritë e bllokuara është edhe ...
image
Hoxhaj: Estonia, model për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Estonisë, është takuar sot me ministrin ...
Next