advertisement
Fillimi | Kosovё | Egjipti shumë shpejt do të njoh Kosovën
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Egjipti shumë shpejt do të njoh Kosovën

Egjipti shumë shpejt do të njoh Kosovën

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Ibrahim Gashi gjatë turneut lobues ditëve të fundit ka qëndruar në Kajro ku ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Egjiptit. 

Gashi është pritur nga zëvendësministri i Jashtëm dhe drejtor i Institutit Diplomatik të MPJ-së së Egjiptit, Osama Tawfik Badr, me të cilin ka biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. 

Nikoqiri egjiptian e ka njoftuar zëvendësministrin kosovar për rrjedhat politike në Egjipt pas revolucionit dhe përpjekjet që po bëhen në vend për përmbylljen e procesit të krijimit të qeverisë së re si dhe organizimin e zgjedhjeve presidenciale. 

Biseda u zhvillua në frymë shumë miqësore dhe zëvendësministri i Jashtëm egjiptian, Badr e siguroi zëvendësministrin Gashi se Egjipti shumë shpejtë, sapo të ketë përmbyllur krijimin e institucioneve të reja, do të marrë vendim për njohjen e Kosovës.  

Populli dhe institucionet e Egjiptit, u shpreh ai, janë dhe do të jenë në mbështetje të Kosovës.

Në vazhdim u bisedua edhe për bashkëpunimin konkret midis Akademisë Diplomatike të MPJ-së së Republikës së Kosovës dhe Institutit Diplomatik të MPJ–së së Egjiptit. 

Me ketë rast, u tha se shumë shpejtë do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi midis dy institucioneve diplomatike. Në mbrëmje, zëvendësministri Gashi ishte i ftuar në një emision të drejtpërdrejtë në NEL TV, medium i njohur egjiptian që emeton program në gjuhën angleze. Ai me këtë rast, për tridhjetë minuta, foli për zhvillimet politike dhe ekonomike në shtetin e Kosovës, procesin e njohjeve dhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Egjiptit. (INA)


Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
Thaçi e Daçiq takohen sot për zbatimin e Marrëveshjes
 Kryeminsitri I Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq sot në Bruksel do të bisedojnë, në një darkë pune te Catherine Ashton, për ...
image
Peci dorëhiqet, Sadiku emërohet shef i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd. ...
image
Hill dhe Petritsch shpallen “Doctor Honoris Causa”
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” ambasadorin amerikan Christopher Hill dhe ambasadorin austriak Wolfgang Petritsch, në shenjë falënderimi ...
image
AKR: Jemi parti e fuqishme, nuk po fundosemi
Aleanca Kosova e Re reagon ndaj shkrimit “AKR-ja nuk e kalon pragun “ të botuar në një të përditshme kosovare. ...
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. ...
image
VV ndez në flakë "Marrëveshjen me Serbinë"
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në orët e vona të natës duke organizuar një aksion simbolik me të cilin shprehin mospajtimin e tyre për ...
image
Bondsteel pritet të mbyllet më 2014
Shtetet anëtare të NATO-s po e mendojnë seriozisht reduktimin e mëtutjeshëm të KFOR-it. Në këtë drejtim po mendohet mbyllja e kampit "Bondsteel"....
image
Edhe dy muaj paraburgim për Limaj
Fatmir Limajt e nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime lufte, tash të njohur si rasti “Kleçka”, u është vazhduar arresti shtëpiak ...
image
Kah do të shkojë Jakup Krasniqi
“Kah do të shkojë Jakup Krasniqi”, “A do të hapë parti të re ai”, “Ka gjasë që Krasniqi të pësojë si Daci,apo të fitoj një numër të konsiderueshëm të votave ”. Këto fjali që po qarkullojnë së fundmi në media e kanë shqetësuar shumë ish-sekretarin e PDK-së, Jakup Krasniqi....
image
Bukoshi i pafajshëm, Tolaj dënohet me 18 muaj burg
Pas gati dy vite ndjekje penale ish –Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj që akuzohej për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare sot doli ...
image
Ministri Hoxhaj po merr pjesë në takimin ministror të Kartës së Adriatikut
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë sot në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5), që po zhvillohet në Shkup. ...
image
VV i përgjigjet diplomatit amerikan, Edward Joseph
Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti i është përgjigjur diplomatit amerikan, Edward Joseph, i cili kishte thënë se SHBA-të kanë vendosur pesë kushte për Vetëvendosje nëse duan të bashkëpunojnë në të ardhmen....
image
Bruksel: Pa marrëveshje për telekomunikacion as pas 6 orësh bisedime
Delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës nuk u morën veshë as në fund të bisedimeve të sotshme, të mbajtura si rëndom në Bruksel, që ...
image
Pacolli merr premtim për njohje nga Tajlanda
Zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur në një takim një delegacion të shtetit të Tajlandës, të udhëhequr nga i dërguari i kryeministressë këtij vendi, z.Pichate Satirachaval....
image
U promovua libri për veprimtarin Naser Hanin
Në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë dje u promovua libri “Një jetë në shërbim të lirisë” kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare Naser Hanit, i autorit ...
Next