advertisement
Fillimi | Kosovё | LB: Dialogu për veriun, rast historik për Kosovën Lindore
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

LB: Dialogu për veriun, rast historik për Kosovën Lindore

LB: Dialogu për veriun, rast historik për Kosovën Lindore

Lëvizja për Bashkim (LB) vlerëson se Kosova ndodhet para një ballafaqimi serioz në veriun e saj: faktorët ndërkombëtarë të involvuar në veri të Kosovës po e përgatitin dialogun Kosovë-Serbi.

“Ky dialog, në qoftë se jo sot, do të mbahet nesër – ai është i pashmangshëm. Kosova nuk duhet të pres që të detyrohet të hyjë në këtë dialog, por duhet të përgatitet seriozisht dhe ta ketë zgjidhjen për këtë çështje. Dialogu për veriun në vetvete nuk është kundër interesave të Kosovës dhe të popullit shqiptar – por nëse ne e refuzojmë ose hyjmë të papërgatitur në të ai do të paraqes rrezik të madh për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët. Kosova nuk guxon të rrijë duarkryq! Në qoftë se vazhdohet si deri më tash, Kosova ose do të jetë e detyruar ta refuzojë këtë dialogun dhe në këtë rast situata do të vazhdojë të shkojë keq e më keq për Kosovën dhe për shqiptarët, ose do të hyjë e detyruar dhe papërgatitur në dialog, dhe në këtë rast, zgjidhjet do të jenë të padrejta dhe të dëmshme si për pjesën e Mitrovicës të kontrolluar nga serbët, poashtu edhe për shqiptarët e Kosovës Lindore”, thekson LB.

Sipas kësaj Lëvizje, Kosova duhet të insistojë që të gjitha të drejtat që mund të kërkohen për serbët e Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut të plotësohen edhe për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. 

“Ndërsa Mitrovica veriore dhe fshatrat shqiptare në veri të Kosovës nuk mund të jenë pjesë e dialogut, sepse atje është kryer spastrimi etnik dhe se shqiptarët duhet të kthehen në pronat e tyre. Institucionet e Kosovës nuk guxojnë ta humbin këtë rast! Kosova ka mundësi që edhe të mos i prishë raportet me ndërkombëtarët, edhe t’i zgjidhë problemet e saj të brendshme, edhe t’u vijë në ndihmë shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe shqiptarëve në Kosovën Lindore. Kosova me një zgjidhje të mençur dhe largpamëse do t’ia hapte vetes dyert edhe për integrimet e saj kombëtare, edhe për ato ndërkombëtare. Përndryshe, çdo sjellje e papërgjegjshme, Kosovën do ta sjell në një situatë të vështirë dhe të paperspektivë”, thuhet në komunikatën e LB. (INA)


Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Kosovё
Previous
image
AKR: Jemi parti e fuqishme, nuk po fundosemi
Aleanca Kosova e Re reagon ndaj shkrimit “AKR-ja nuk e kalon pragun “ të botuar në një të përditshme kosovare. ...
image
Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. ...
image
VV ndez në flakë "Marrëveshjen me Serbinë"
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në orët e vona të natës duke organizuar një aksion simbolik me të cilin shprehin mospajtimin e tyre për ...
image
Bondsteel pritet të mbyllet më 2014
Shtetet anëtare të NATO-s po e mendojnë seriozisht reduktimin e mëtutjeshëm të KFOR-it. Në këtë drejtim po mendohet mbyllja e kampit "Bondsteel"....
image
Edhe dy muaj paraburgim për Limaj
Fatmir Limajt e nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime lufte, tash të njohur si rasti “Kleçka”, u është vazhduar arresti shtëpiak ...
image
Kah do të shkojë Jakup Krasniqi
“Kah do të shkojë Jakup Krasniqi”, “A do të hapë parti të re ai”, “Ka gjasë që Krasniqi të pësojë si Daci,apo të fitoj një numër të konsiderueshëm të votave ”. Këto fjali që po qarkullojnë së fundmi në media e kanë shqetësuar shumë ish-sekretarin e PDK-së, Jakup Krasniqi....
image
Bukoshi i pafajshëm, Tolaj dënohet me 18 muaj burg
Pas gati dy vite ndjekje penale ish –Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj që akuzohej për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare sot doli ...
image
Ministri Hoxhaj po merr pjesë në takimin ministror të Kartës së Adriatikut
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë sot në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5), që po zhvillohet në Shkup. ...
image
VV i përgjigjet diplomatit amerikan, Edward Joseph
Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti i është përgjigjur diplomatit amerikan, Edward Joseph, i cili kishte thënë se SHBA-të kanë vendosur pesë kushte për Vetëvendosje nëse duan të bashkëpunojnë në të ardhmen....
image
Bruksel: Pa marrëveshje për telekomunikacion as pas 6 orësh bisedime
Delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës nuk u morën veshë as në fund të bisedimeve të sotshme, të mbajtura si rëndom në Bruksel, që ...
image
Pacolli merr premtim për njohje nga Tajlanda
Zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur në një takim një delegacion të shtetit të Tajlandës, të udhëhequr nga i dërguari i kryeministressë këtij vendi, z.Pichate Satirachaval....
image
U promovua libri për veprimtarin Naser Hanin
Në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë dje u promovua libri “Një jetë në shërbim të lirisë” kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare Naser Hanit, i autorit ...
image
Sot vazhdojnë bisedimet në Bruksel
Brukseli mirëpret sërish të hënën delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, për një raund të ri të dialogut teknik në fushën e telekomunikacionit dhe energjetikës.Sipas paralajmërimeve ...
image
Pal Lekaj sërish kandidat për kreun e Gjakovës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ia ka besuar për herë të tretë Pal Lekajt kandidaturën për kreun e Komunës së Gjakovës. Partia e Ramush Haradinajt edhe ...
image
Isa Mustafa sërish kandidat për Prishtinën
Të paktën tri nga pesë Degët e LDK'së në Prishtinë e kanë përgatitur emrin e Isa Mustafës për ta propozuar për Kryetar të Prishtinës ...
Next