
Thaçi ndryshon fjalorin ndaj BE-së
Për herë të parë që prej se është në krye të Qeverisë, Hashim Thaçi e ka ndryshuar gjuhën në drejtim të Bashkimit Europian. Tash, ai po kërkon nga BE’ja të përshpejtojë hapat për integrimin e Kosovës, në të kundërtën ka paralajmëruar rrezikun e ndryshimit të kufijve.
Këto kërcënime të Thaçit vijnë në kohën kur Kosova ende nuk e ka marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, derisa procesi integrues i Prishtinës ende është në fazën fillestare, shkruan Express.
Në një shkrim të publikuar në “European Voice”, Thaçi ka adresuar kritika të drejtpërdrejta ndaj Brukselit, që nuk e ka bërë asnjëherë më parë.
“Pse ndodh që ne ende nuk e kemi tejkaluar jostabilitetin dhe nuk e kemi bërë Europën më të sigurt? A u mungon vullneti apo fuqia vendimmarrësve në Bruksel për të përshpejtuar procesin integrues europian për shtetet e mbetura të Ballkanit Perëndimor? A janë vendimmarrësit në Bruksel të vetëdijshëm se duke stërzgjatur këtë proces, ata pa qëllim janë duke ndihmuar që të mbahet gjallë industria e konflikteve në Ballkan?” kishte shkruar Thaçi.
Por pavarësisht mirëkuptimit që është shfaqur nga ambasadorët në Prishtinë për këto deklarata, Ambasadori francez, Jean Francois Fitou ka treguar arsyet e ngecjes së rajonit në rrugën e integrimeve. Ai po ashtu ka qenë i drejtpërdrejtë në reagimin e tij ndaj Thaçit.
Fitou ka thënë se Thaçi ka të drejtë të kërkojë hapa konkretë nga BE’ja, por fillimisht ia ka rikujtuar se problemi nuk është vetëm tek Unioni, sa i përket ecjes së Kosovës në proceset integruese. (INA)
Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video)
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin “Koha”, ka hedhur akuzua të ashpra në adresë të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (9)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj